Sinjalet konfliktuale hedhin dyshime mbi aftësinë e administratës Trump për trajtimin e koronavirusit

Kontradiktat në reagimin e administratës së Donald Trump ndaj koronavirusit po hedhin dyshime në aftësinë e saj për të trajtuar një shpërthim të mundshëm në SHBA..

Ndërsa presidenati amerikan po siguron kombin e tij duke thënë që virusi "po ikën" dhe është nën kontroll, ekspertët e qeverisë nuk ndajnë të njëjtin mendim me të.

Paralajmërime nga ekspertët: Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thanë se koronavirusi nuk është njohur që po përhapet brenda Shteteve të Bashkuara. Por një ekspert i lartë i CDC paralajmëroi se virusi mund të sjellë 'ndërprerje të rëndë' në jetën amerikane dhe u tha njerëzve të jetnë të përgatitur, shkruan CNN.

Kryetari i San Francisko deklaroi gjendjen e jashtëzakonshme për t'u përgatitur për ardhjen e mundshme të virusit.

Dhe disa vunë në dyshim aftësinë e qeverisë për të monitoruar shpërthimin e virusit pasi doli se vetëm 12 laboratorë shëndetësorë shtetërorë dhe vendorë mund të testojnë për koronavirusin e ri.

Deri më tani, ka 57 raste të regjistruara të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, përfshirë 40 pasagjerë që ishin në bordin e anijes të lundrimit Diamond Princess në Japoni, tre persona që ishin sjellë në shtëpi nga Kina dhe 14 pacientë të tjerë.

Deri më tani, interesat politike të Trump duket se kanë bërë që Presidenti të kërkojë të minimizojë kërcënimin nga virusi dhe shanset që ai të evoluojë në një epidemi në tokën amerikane.

Por a është kjo një lëvizje e rrezikshme për një president që po kërkon një mandat të dytë? Demokratët, me sa duket në kërkim të dobësive, po paralajmërojnë se administrata e tij është në gjumë ndërsa ndërtohet një pandemi e mundshme.

EMISIONET