Sigurimi i detyrueshëm i banesave, Shalsi: Dy opsionet në tavolinë

Sigurimi i detyrueshëm i banesave, Shalsi: Dy opsionet në

Deputeti i Partisë Socialiste Eduard Shalsi i ftuar në “360Gradë” në Ora News, tha se janë dy opsione për sigurimet e banesave dhe jo vetëm për shkak të përmbytjeve.

Shalsi: Problematika e vlerësimit të dëmeve është një sfidë që edhe sot që flasim mbetet problematik. Ka fuqi shteti që të dëmshpërblejë? Jo, shteti nuk mund të marrë përsipër dhe kjo ka qenë arsyeja e dështimeve gjatë gjithë tranzicionit të dëmshpërblimeve. Është e pamundur. 3334 fermerë janë dëmshpërblyer me vlerën 3 mln euro. Tani jemi duke vlerësuar dhe nuk jemi as fare afër 2015-s megjithëse volumi i reshjeve ishte më i madh. Zt. Duka tha se është e pamundur të zgjidhet me siguracionet. Nëse do të më lejoni edhe si ish-drejtues i INSIG. Skema është fare e thjeshtë, dy janë metodat, ose qeveria blen siguracion dmth derivat për një përmbytje të caktuar.

Gentian Gaba, nga PAA: Këta nuk ia dalin dot të zgjidhin problemin dhe kërkojnë të paguajnë. Këta thonë shpëtoni ju sepse shteti juaj nuk e merr përsipër infrastrukturën. Sapo doli problemi ju nxirrni asin dhe ja zgjidhja.

Duka: Sa duhet të paguaj fermeri? Sa do të jetë primi? Rrisku.

Shalsi: Opsioni tjetër që është sot në tavolinë është paketë miske, mbulim nga 2 mln lekë të vjetra deri në 10 mln lekë të vjetra.

Gaba: Ti po thua që një person që rri në sheshin “Skënderbej” duhet të paguaj për atë tjetrin..


EMISIONET