Si u bë Dua Lipa gruaja më e transmetuar e vitit 2017

Si u bë Dua Lipa gruaja më e transmetuar e vitit 2017

Goditja e saj me hitin ‘New Rules’ e bëri Dua Lipën më të popullarizuar se Beyoncé e Rihanna, si edhe i dha një hov të madh karrierës së saj në tregun ndërkombëtar muzikor.

Ajo tani është padyshim më e madhe se iana Grande dhe Rihanna, për të mos përmendur Beyonce dhe Taylor Sëift. Ylli i popit Dua është klasifikuar si gruaja më e transmetaur e vitit 2017 në Britaninë e Madhe, sipas shifrave të fundvitit të Spotify.

Artistët e rinj kanë luftuar për të kaluar këtë vit, por Lipa, në moshën 22-vjeçare është duke u parë si një zë i vërtetë i gruas së re britanike: e pavarur, e ftohtë dhe në komandën e seksualitetit të saj.

Këngëtarja ështe rritur në Britani, por në moshës 13-vjeçare u zhvendos me prindërit e saj shqiptarë në shtëpine e tyre të mëparshme në Kosovë. Dy vite më vonë u kthye në Londër për të ndjekur karrierën muzikore dhe filloi të publikonte mbulime këngësh në online.

Ajo nënshkroi me Warner Bros dhe këngët e saj origjinale shumë shpejt filluan që të kishin ndikim. Debutimi i saj ‘Be the One’ arriti që të ishte në nr.9 vetëm dy vite më parë.

“Kjo e bëri atë kënëgtaren më të kërkuar të momentit,”-tha eksperti i klasifikimeve të tabelë James Masterton. "Nuk është rastësi që kënga e saj  e ardhshme të jetë hit më i madhi".

Lipa më pas publikoi këngën ‘New Rules’ në korrik dhe publikoi albumin e saj të vetëtitulluar ‘Dua Lipa’ duke arritur që të jetë në vendin e parë

EMISIONET