Si trajtohet një pacient me COVID 19 ne Reanimacion

Si trajtohet një pacient me COVID 19 ne Reanimacion

Sëmundja e rrugëve të frymëmarrjes që shkakton koronavirusi rrezikon më shumë njerëzit e moshuar dhe ata me sëmundje të ndryshme kronike.

Besnik Nurboja, mjek i Urgjencës në Britaninë e Madhe shpjegoi në një intervistë për Ora Neës të gjithë protokollin që ndiqet për trajtimin e pacientëve të infektuar të cilët paraqiten me simptoma të rënduara të këtij virusi.

Nurboja: Secili individ është i ndërtuar ndryshe. Kur trajtojmë pacientë si këta që vinë në emergjencë, nëse kanë nevojë për oksigjen u japim oksigjen. Ndonjëherë oksigjeni nuk është i mjaftueshëm dhe i ndihmojmë përmes frymëmarrjes se nuk mund të marrin frymë. Niveli i oksigjenit që marrin përmes maskës nuk është i mjaftueshëm, duhet ti japim oksigjen brenda mushkërive. Për këtën arsye personat intubohen dhe ventilimi bëhet që ti ndihmojmë të marrin frymë. Medikamentet që u japim janë antibiotikë për infeksione sekondare. Fluide, për temperaturë paracetamol dhe jo ibuprofen sepse përkeqëson gjendjen e COVID 19.Pasi pacientët që lirohen nga spitalet, këshillat mjekësore janë që të vetëizolohen për 14 ditë të tjera.

Në Britaninë e Madhe janë 29 mijë persona të infektuar, nga të cilët 2352 kanë humbur jetën.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 572 të vdekur, 200 viktima më shumë se një ditë më parë.



EMISIONET