Si të shpëtoni nga hunda juaj e bllokuar në vetëm 15 minuta

Si të shpëtoni nga hunda juaj e bllokuar në vetëm 15 minuta

Kushdo e ka provuar ndjesinë e keqe kur bllokohen hundët. Ne ju sjellim disa nga metodat si të shpëtoni një herë e mirë nga ky problem.

1. Masazhoni pikën midis vetullave

Masazhojeni butësisht për një minutë. Ky masazh ndikon në mukozën e hundës:

-parandalon thatësinë dhe inflamacionin e sinuseve

- ka një efekt parandalues

-zvogëlon presionin në sinuset frontale

2. Masazhoni sinuset e hundës

Bëni lëvizje rrethore butësisht në zonën anësore të hundës tuaj për 1-2 minuta me gishtat e mesëm. Kjo procedurë do të ndihmojë në zhbllokimin e hundëve dhe të merni fryme lirisht.

3. Masazhoni pikën midis hundës dhe buzës

Masazhoni pikën midis buzës së sipërme dhe hundës tuaj me lëvizje të buta për 2-3 minuta. Ky masazh do t'ju ndihmojë të zhbllokini hundën tuaj.

4. Ngrohni urën e hundës

Merrni një copë leckë të ngrohtë (mund ta ngrohni në mikrovalë ose ta vendosni në ujë të nxehtë dhe ta shtrydhni me kujdes). Kompresa nuk duhet të jetë shumë e nxehtë por në një temperaturë të rehatshme. Nxehtësia do ta bëjë çdo mukus më të lëngshëm. Pas ngrohjes, shfryni hundën ose lajeni me kripë.

5. Nëse një alergji është shkaku i hundës së bllokuar, bëni ushtrime

Kur rrahjet e zemrës tuaj janë rritur sa duhet dhe trupi juaj nxehet, kjo ka një efekt të mirë në rrjedhjen e mukusit në hundën tuaj dhe do të jetë shumë më e lehtë të merrni frymë. 15 minuta aktivitet fizik do të jenë të mjaftueshme për të përballuar një rinitit alergjik (nëse shmangni alergjenët).

EMISIONET