Youval Noah Harari historian i njohur izraelit dhe profesor në Universitetin e Jeruzalemit në shkrimin e tij “Si do të jetë bota pas koronavirusit”, mendon se njerëzimi tani po përballet me një krizë globale.

Ndoshta kriza më e madhe e gjeneratës sonë. Vendimet që do të marrin njerëzit dhe qeveritë do ta formësojnë botën për vitet në vazhdim. Ato do të formësojnë jo vetëm sistemet tona të kujdesit shëndetësor, por edhe ekonominë, politikën dhe kulturën.

Ne duhet të veprojmë shpejt dhe me vendosmëri. Po, furtuna do të kalojë, njerëzimi do të mbijetojë, shumica prej nesh do të jetë ende gjallë – por do të banojmë në një botë tjetër.

Çfarë ndodh kur të gjithë punojnë nga shtëpia dhe komunikojnë vetëm në distancë? Çfarë ndodh kur të gjithë shkollat dhe universitetet kalojnë në internet?

Në kohë normale, qeveritë, bizneset dhe bordet arsimore nuk do të pranonin kurrë të kryenin eksperimente të tilla. Por këto nuk janë kohë normale. Në këtë kohë krize, ne përballemi me dy zgjedhje veçanërisht të rëndësishme.

E para është midis mbikëqyrjes totalitare dhe fuqizimit të qytetarëve. E dyta është midis izolimit nacionalist dhe solidaritetit global. Për të ndaluar epideminë, e tërë popullata duhet të zbatojë udhëzime të caktuara.

Ekzistojnë dy mënyra kryesore për ta arritur këtë. Një metodë është që qeveria të monitorojë njerëzit dhe të ndëshkojë ata që shkelin rregullat. Sot, për herë të parë në historinë njerëzore, teknologjia bën të mundur monitorimin e të gjithëve, gjatë gjithë kohës.

Një nga problemet me të cilat përballemi duke punuar atje ku ne jemi në mbikëqyrje, është se askush nga ne nuk e di saktësisht se si po vëzhgohemi dhe çfarë mund të sjellin vitet e ardhshme.

Sa për një eksperiment mendimi, konsideroni një qeveri hipotetike e cila kërkon që çdo qytetar të veshë një byzylyk biometrik, që monitoron temperaturën e trupit dhe rrahjet e zemrës 24 orë në ditë.

Imagjinoni Korenë e Veriut në vitin 2030, kur çdo qytetar duhet të mbajë një byzylyk biometrik 24 orë në ditë. Nëse dëgjoni një fjalim nga Udhëheqësi i Madh dhe byzylyku mbledh shenjat e treguesve të zemërimit, ke marrë fund.

T’u kërkosh njerëzve që të zgjedhin midis privatësisë dhe shëndetit është, në të vërtetë, thelbi i problemit. Sepse kjo është një zgjedhje e rremë. Ne mund dhe duhet të gëzojmë si privatësinë, ashtu edhe shëndetin.

Gjatë viteve të fundit, politikanët e papërgjegjshëm kanë minuar qëllimisht besimin në shkencë, në autoritetet publike dhe në media. Tani të njëjtët politikanë të papërgjegjshëm mund të joshen të marrin rrugën drejt autoritarizmit, duke argumentuar se thjesht nuk mund t’i besosh publikut që do të bëjë gjënë e duhur.

Epidemia e koronavirusit është një provë e madhe e qytetarisë. Në vazhdim, secili prej nesh duhet të zgjedhë t’u besojë të dhënave shkencore dhe ekspertëve të kujdesit shëndetësor, dhe jo teorive të politikanëve që i shërbejnë veç vetes së tyre. Së pari dhe më e rëndësishmja, për të mposhtur virusin duhet të ndajmë informacionet globalisht.

Ky është avantazhi i madh i njerëzve ndaj viruseve. Por që kjo të ndodhë, ne kemi nevojë për një frymë të bashkëveprimit dhe besimit global. Një vend i pasur me pak raste të koronavirusit, duhet të jetë i gatshëm të dërgojë pajisje të nevojshme, tek një vend më i varfër me shumë raste, duke besuar se nëse dhe kur më pas të ketë nevojë për ndihmë, vendet e tjera do t’i vijnë në ndihmë.

Bashkëpunimi global është po kaq i nevojshëm edhe në frontin ekonomik. Njerëzimi duhet të bëjë një zgjedhje. A do të udhëtojmë nëpër rrugën e pabarazisë, apo do të marrim rrugën e solidaritetit global? Nëse zgjedhim përçarjen, kjo jo vetëm që do të zgjasë krizën, por me siguri do të rezultojë në katastrofa edhe më të këqija në të ardhmen.

Nëse zgjedhim solidaritetin global, do të jetë një fitore jo vetëm kundër koronavirusit, por kundër të gjitha epidemive dhe krizave të ardhshme që mund të sulmojnë njerëzimin në shekullin XXI.

/Ora News.tv/