Shyti: Nuk mund të kriminalizosh lojërat e fatit, vërtetë janë shumë pika, por me leje

Shyti: Nuk mund të kriminalizosh lojërat e fatit, vërtetë

Kryetar i shoqatës së Lojërave të Fatit, Artan Shyti i ftuar në "Ekopolitikë" thotë se është e papranueshme që të kriminalizohet aktiviteti i lojërave të fatit. Ai thotë se vërtetë numri i tyre është shumë i lartë, por shteti ua ka dhënë lejen në çdo rast.

Shyti: Kjo radha e kriminalizimit të këtij biznesi është një shpifje e qartë. Nuk ka asnjë ortak të kompanive të basteve me rekorde kriminale. Ortakët seriozë të regjistruar. Të gjithë operatorëve, AMF-ja u kërkon certifikatën e pastërtisë për t'i punësuar. Ti nuk mund të punësosh një person nga këta 8 mijë veta që të mos ketë certifikatë pastërtie.

Janë 50% e tyre janë me shkollë të lartë. Kështu që teoria e rikualifikimi nuk ka kuptim. Kjo që dëgjohet, llumi, kriminalizimi janë përralla. Duhet thënë që ortaku i filan kompanie është kriminelë. Nëse vazhdojmë me këtë teori për të justifikuar gjëra të tjera është e pafalshme.

Mirë që po u mbyll aktivitetin, po u vë edhe damkën e pa merituar. Nëse ka njerëz të tillë t'i gjejë dhe t'i dënojë. Nuk mund të kriminalizohet i gjithë ky aktivitet. Duhet të përfundojë ky, sepse kemi të drejtë të besojmë se është një justifikim për të tjera afera. Kush u dha licencën këtyre kriminelëve?

Pse qenkemi deri më tani bashkëpërfitues. Kompanitë bëjnë evazion, kompanitë hapin pika vend e pa vend dhe shteti është i pafajshëm. Është shumë e vërtetë që janë bërë shumë, por shteti i ka dhënë lejen e rregullt. Janë tre kompani të licensuar që kanë krijuar 4 mijë e 300 pika bastesh. Shteti kur u jep niptin u thotë se nuk të japim se keni dhënë shumë.

EMISIONET