Shushku: Po ndryshohen rregullat në mes të lojës, investimet në sektorin e energjisë do të ulen

Shushku: Po ndryshohen rregullat në mes të lojës, investimet

Enti Rregullator i Energjisë ka vendosur që çmimi i energjisë i cili do blihet nga OSHE-ja heceve private do të jetë me një çmim më të ulet me 12% krahasuar me vitin e shkuar, teksa pritshmëritë e binzeseve kanë qenë për çmime të tjera.

E ftuar në emisionin ''Ekopolitikë'' në ''RTV Ora'' nga gazetari Besart Kadia, përfaqësuesja e Shoqatës Shiptare të Energjisë Anita Shushku, tha se ERE po ndryshon rregullat në mes të lojës.

Sipas saj, do të ulen investimet në sektorin e energjisë dhe asnjë investitor i huaj nuk mund të vijë në Shqipëri kur rregullat ose standardet ndryshohen papritur.

Anita Shushku: ''Fakti që ulja e çmimit nuk është vijuar me uljen e çmimit për konsumatorët, tregon që kjo penalizon vetëm prodhimin vendas. Duke patur parasysh vlerën e shtuar që i jep prodhimi vendas energjisë,  për çdo vend të botës rritja e kapaciteteve prodhuese të eneergjisë është një strategji për vendin, aq më tepër për energjitë e rinovueshme. Ne mendojmë që do të ketë përsëri një tkurrje ashtu siç pati një tkurrje në vitin 2013-2014, kur u ul menjëherë me 20% çmimi i energjisë, në 2015 të jemi të saktë, nga 9.3 në 7.6.''

''Po të shikoni të dhënat për investimet, u ulën menjëherë investimet në këtë sektor. Megjithatë tani nuk është vetëm momenti që po ulen investimet për këtë sektor. Por po penalizohen ata që kanë investuar, kanë rriskuar dhe po u ndryshohen rregullat në mes të lojës. Mendoj që këta nuk janë hapa që ndërmerren nga një shtet ligjor. Asnjë investitor nuk mund të vijë në Shqipëri kur ti i ndryshon rregullat e lojës ose standardet papritur.''

EMISIONET