Shtyhet sërish gjyqi ndaj Habiljave

Shtyhet sërish gjyqi ndaj Habiljave

Shtyhet për të dytën herë  seanca gjyqësore ndaj anëtarëve të grupit të Habilajve, arrestuar nga Amtimafia Italiane gjatë operacionit "Rosa dei venti"ekzekutuar në 14 tetor të 2017.

Seanca gjyqësore e parashikuar të zhvillohej më datë 16 nëntor është shtyrë përsëri për shkak të mungesës së njërit prej anëtarëve të trupit gjykues.

Gjykata e Katanias ka vendosur që seanca e re qjyqësore të zhvillohet më datë 10 dhjetor 2018.

Anëtarët e grupi të trafikantëve italo-shqiptar, drejtuar nga vëllezërit Moisi e Florian Habilaj akuzohen nga Prokuroria e Antimafias së Katanias për pjesëmarrje në aktivitet të strukturuar kriminal, trafik droge dhe trafik armësh nga Shqipëria drejt Italisë në vlerë 20 milionë euro.

Kujtojmë se seanca e parë gjyqësore ndaj bandës së Habilajve u zhvillua më 31 maj të 2018, ku avokatët e të arrestuarve kërkuan gjykim me ri të shkurtuar, kërkesë kjo e pranuar nga trupi gjykues i cili vendosi datën 26 shtator si ditën e nisjes së procesit gjyqësor.

Por më 26 shtator seanca gjyqësore ka zgjatur vetëm pak minuta pasi Prokurori i çështjes Habilaj ka kërkuar kohë për përgatitjen e akuzës së tij, e cila pritej të lexohej në sallën e gjyqit, Data e seancës së radhës u vendos të jetë më 16 nëntor.

Është pra hera e dytë që shtyhet nisja e procesit gjyqësor ndaj grupti të Habilajve .

Në komunikimet e mëparshme të Ora News me avokatin mbrojtës të Moisi Habilaj, ka konfirmuar se klienti i tij është marrë vetëm një herë në pyetje nga prokurorët shqiptarë dhe kjo është bërë më datë 30 maj 2018,  ku ka sqaruar të gjitha pikat e kërkuar nga prokurorët. 

Gjithashtu avokati i shqiptarit Nezar Seitaj i konsideruar si financieri i këtijgrupi trafikantësh ka konfirmuar për Ora News se klienti i tij ndodhet në gjëndje "arresti shtëpiak" i mbikqyrur me pajisjen elektronike.

Me kërkesë të gjykatëses Loredana V.K Pezzini e dorëzuar në Prokurorinë e Katanias më 29/7/2017 dhe e firmosur nga ky institucion më 13 tetor 2017 në kuadër të operacionit "Rosa Dei venti" është kërkuar arrestimi ndaj:

Moisi Habilaj datëlindja 18 /01/1978
Antonino Reila datëlindja 26/02/1971
Angelo Busacca datëlindja 02/05/1980
Nezar Seiti datëlindja 30/03/ 1977
Maridian Sulaj datëlindja 27/01 /1988
Armando Sulaj datëlindja 12/05/1984
Tigrens Mezuraj datëlindja 28/07/1994
Sabaudin Celaj datëlindja 29/02/1968
Florian Habilaj datëlindja 11 /10 / 1980
Fatmir Minaj datëlindja 15/04/1962
Gianluca Passavanti datëlindja 26/07/1980
Vincenzo Spampinato datëlindja 01/05/1976

EMISIONET