Shtyhen të gjitha zgjedhjet në Rusi për shkak të Covid-19

Shtyhen të gjitha zgjedhjet në Rusi për shkak të Covid-19

Autoritetet zgjedhore në Rusi i kanë shtyrë të gjitha votimet lokale dhe kombëtare, që kanë qenë të parapara para datës 21 qershor, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha ditën e sotme se të gjitha votimet do të mbahen pas 21 qershorit.

“Marrë parasysh situatën aktuale në vend dhe për shkak të sigurisë dhe shëndetit të qytetarëve, kemi konstatuar se është e nevojshme shtyrja e të gjitha zgjedhjeve dhe referendumeve deri në përmirësimin e situatës epidemiologjike në vend”, tha kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ella Pamfilova.

Më herët, presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkroi ligjin që i lejon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të ndryshojë datën e votimeve të planifikuara.

Rreth 100 votime kanë qenë të parashikuara për tu zhvilluar në Rusi deri më 21 qershor.

Votimi kombëtar për ndryshimet kushtetuese që do të hapnin mundësinë e mbetjes së Putinit në pushtet edhe për 16 vjet të tjerë ka qenë i parashikuar për 22 prill.

Deri më tani në Rusi janë shënuar 34 viktima dhe 4,149 të infektuar nga Covid-19.

EMISIONET