Lajme aspak të mira për Milanin. Bëhet fjalë për Gianluigi Donnarumma, që ka refuzuar të nënshkruajë një kontratë të re me kuqezinjtë.

Kjo bëhet e ditur nga "Corriere dello Sport", e cila zbulon se 20 vjeçari dhe agjenti i tij, Mino Raiola kanë kundërshtuar zgjatjen e kontratës prej dy vitesh. Duke iu referuar këtyre burimeve, Milan i ka ofruar Donnarummës një kontratë me vlerë 5.3 milionë euro, e cila është hedhur poshtë prej italianit.

Marrëveshja aktuale e talentit kuqezi skadon në vitin 2021 dhe ky rrit ndjeshëm pretendimet e skuadrave të interesuara për të. Manchester United shihej si skuadra më e privuar për të firmosur me të gjatë merkatos së verës, por zgjatja e kontratës me David de Gea mund të prish planet.

E kjo mund të "detyrojë" Paris Saint Germain që të futet në garë për shërbimet e tij. Kampionët e Ligue 1 ishin të interesuar për shërbimet e Donnarummës edhe gjatë verës, për të cilin ofruan 54 milionë euro.

Milan nuk po kalon një moment të mirë në këtë fillim sezoni, ku pas gjashtë javëve të para ka grumbulluar vetëm 6 pikë. Me kombëtaren italiane, Donnarumma ka luajtur 14 takime, duke u shndërruar në një pikë kyçe te Azzurrët.

/Ora News.tv/