Shtohen masat për koronavirusin, policia me maska kontrolle në disa qytete për të ardhurit nga Italia

Shtohen masat për koronavirusin, policia me maska kontrolle në disa

Shtohen masat mbrojtëse për koronavirusin në disa qytete të vendit.

Më konkretisht janë marrë aksione në Shkodër, Vlorës dhe Lezhë ku polica ka ngritur postblloqe në disa pika kyçe të qyteteve.

Policët janë pajisua masa mbrojtëse dhe me maskë, duke kontrolluar automjetet për te verifikuar nëse disa persona kanë qenë në Itali dhe nuk e kanë deklaruar diçka të tillë.

Policia i ndalon automjetet dhe u drejtojnë pyetje shoferëve dhe më pas emrin e tyre e vendosin ne sistemin TIMS.

Bashkë me ta janë edhe efektivët e ardhur nga Tirana enkas për të ushtruar kontrolle në qytet si një masë paraprake për koronavirusin.

EMISIONET