Shtohen investimet e huaja në Shqipëri

Shtohen investimet e huaja në Shqipëri

Në konferencën e investitorëve në panairin ndërkombëtar të Tiranës, të huajt të cilët kanë zgjedhur të bëjnë biznes në vendin tonë vlerësojnë klimën e biznesit.

Ndërsa krahasuar më një vit më parë, investimet e huaja janë rritur ndjeshëm.

Investimet e huaja në Shqipëri janë shtuar ndjeshëm, në 6 mujorin e parë të 2019 në termat e fluksit të investimeve ka pasur një rritje prej 10.3 për qind në krahasim me 6 mujorin e parë të vitit kaluar.

Në konferencën e investitorëve në panairin ndërkombëtar të Tiranës të organizuar nga Klik Ekspo Grup, drejtoresha e Drejtorisë së Investimeve pranë AIDA-s, Mileva Meksi shprehet se investimet më të shumta janë në fushën e energjetikës.

Bizneset turke zënë vendin e katërt në Shqipëri sa i përket investimeve. Të pranishëm në Shqipëri prej disa vitesh përfaqësues të bizneseve turke vlerësojnë klimën e të bërit biznes në vendin ton.

“Tirana dhe Shqipëria janë qendra e Ballkanit dhe e Evropës. Besojmë që tregtia në Shqipëri ka një të ardhme mirë. Ne erdhëm këtu për të punuar dhe kemi pasur mbështetje nga ambasada turke këtu, gjithashtu edhe biznesmenët shqiptar na kanë ndihmuar shumë.

Klimën e biznesit në vendin tonë e vlerësojnë përfaqësues nga një biznes polak i cili operon në Shqipëri prej 1 viti.

“Klima e biznesit në Shqipëri është shumë e mire, ky është viti i parë i yni në Shqipëri dhe presin që vitin tjetër të rritet edhe më shumë.”

Me rreth 300 pjesëmarrës në panairin ndërkombëtar të biznesit, tregohet interesi i të huajve për të shtrirë aktivitetin e tyre në vendin ton.

EMISIONET