Shtohen akuzat për përdhunim, Ronaldo merr avionin e parë drejt Lisbonës

Nuk ka paqe për Cristiano Ronaldon, pasi Kathryn Mayorga nuk do të jetë gruaja e vetme që e akuzon portugezin për sulm seksual. Këtë e ka zbuluar vetë avokati i 34 vjeçares Mayorga, Leslie Stovall, i cili në një intervistë për tabloidin britanik, "The Sun" është shprehur se akuzat ndaj yllit të Juventusit nuk do të ndalen këtu.

"Jam vendosur në ndjekjen e gjurmëve të tjera. Një grua do të argumentojnë se ajo ka marrë plagë në trup, një tjetër që u përdhunua pas një feste dhe në fund e treta e cila
ka nënshkruar një marrëveshje konfidencialiteti me portugezin nëntë viteve më parë."-deklaroi Stovall.

Gjithashtu nga tabloidi anglez vjen një tjetër sulm me një histori të vitit 2005. Një vajzë angleze akuzoi lojtarin e atëhershëm të Manchester United për sulme seksuale. Ngjarja u hetua për nëntë orë nga Prokuroria por rasti u mbyll.

Në lidhje me këto akuza, Ronaldo ka marrë 3 ditë kohë nga tekniku i Juventusit, Massimiliano Allegri, kohë të cilën ylli portugez pritet ta shfrytëzojë për të mbledhur materiale në mbrojtje të tij. Sipas portugezes "Correio da Manha" ai ka udhëtuar drejt Lisbonës për të takuar avokatët e tij Gjithashtu në mbrojtje të tij kanë dal dhe klubi aktual, Juventusi dhe natyrisht edhe familja e tij.

Ky fakt është bërë dhe publik në rrjetet sociale nga motra dhe mamaja e 33 vjeçarit Në postimin e tyre në "Instagram" ata i kërkojnë ndihmë ndjekësve dhe adhuruesve të 5 herë fituesit të Topit të Artë të nisin një fushatë në mbështetje të tij.

"Dua të shikoj këtë fotografi për një javë në profilin tuaj dhe ta shpërndani atë tek miqtë tuaj. Nga Portugalia, prej tij, nga e jona, nga ' bashkimi i njerëzve ... nga drejtësia, e meriton atë ".

Cristiano Ronaldo u transferua gjatë verës nga Reali i Madridit drejt Juventusit për shifrën e 100 milion eurove, por që prej transferimit në Torino ai po përballet me një sërë akuzash, ku akuzat për përdhunim janë ato që dominojnë. 





EMISIONET