Shtetrrethimi lë pa punë komunitetin rom, familja nga Vlora në vështirësi për të kaluar ditët

Shtetrrethimi lë pa punë komunitetin rom, familja nga Vlora në

Familja Hamzo nga qyteti i Vlorës është një familje me 6 anëtarë e cila jeton duke mbledhur çdo ditë bidonë dhe kanoçe në qytetin e Vlorës.

Për shkak të rregullave të vendosur kundra COVID 19 kjo familje dhe shumë familje të tjera të komunitetit rom dhe egjiptian në Vlorë kanë mbetur tashmë pa punë.

Përpara disa ditësh familja Hamzho dhe disa familje të tjera u mblodhën përpara bashkime së qytetit të Vlorës për të protestuar.

Një protestë e cila nuk zgjati shumë pasi u shpërnda nga efektivet e policisë se shtetit.

Kryefamiljari Erjon Hamzo tregon sesa e vështirë është bërë jeta në këto ditë të frikës së virusit Korona.

Pa punë në vështirësi ekonomike, në një shtëpi të mbuluar me plastmase, fare bie jashtë bie brenda, jetesa e tyre në këto ditë bëhet tejet e pamundur.

Erjon Hamzo i bene thirrje autoriteteve vendore të qytetit të Vlorës, bashkisë Vlorë, t'i ndihmoj ata për të përballuar jetesën në këto ditë të vështira.

EMISIONET