Një shtetasi grek i refuzohet hyrja në Shqipëri përmes Pikës Kufitare të Kakavijës.

Burime policore konfirmojnë se greku Kostas Dhimitropulos ishte duke udhëtuar drejt Himarës nga ku ka dhe gruan për të kaluar pushimet verore.

Por autoritetet shqiptare të Kakavijës e kanë ndaluar hyrjen e tij në territorin shqiptar duke e shpallur si person të padëshiruar.

Atij i është dhënë edhe shkresa që i ndalon hyrjen për në Shqipëri për një afat të pacaktuar. Refuzimi i Dhimitropulos është ndërmarrë pasi ka qenë pjesëmarrës aktiv në bllokimin e aksit nacional Jorgucat-Kakavijë bashkë me dhjetëra shtetas grekë të tjerë në shenjë proteste fill pas varrimit të Konstantinos Kacifas me 8 nëntor 2018.

Kujtojmë se ekziston një listë e autoriteteve shqiptare prej 50 personash që janë shpallur të padëshiruar për të hyrë në Shqipëri.

/Ora News.tv/