Shqiptarja që vdiq dje në aksidentin tragjik, gruaja e shefit italian të policisë

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik rrugor që ndodhi paraditen e së mërkurës në Pieve San Giacomo,që i mori jetën shqiptares Amantia Sula.

35-vjeçarja ishte gruaja e shefit të policisë në Cremona të Italisë, Claudio de Leporini, i cili po ngiste makinën e tij tip BMW kur u përplas me një kamion dhe përfundoi në kanal.

De Leporini ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën ndërsa gruaja shqiptare vdiq në vendngjarje.

Ambulanca dhe zjarrfikëset erdhën në vendngjarje për nxjerrjen e BMW-së nga uji dhe për shpëtuar çiftin e bashkëshortëve, por për Amantia Sulën nuk mund të bënin dot asgjë, pasi kishte ndërruar jetë.

Çifti janë prindër të një vajze 7-vjeç.

Policia po heton shkaqet e aksidentit të rëndë.

EMISIONET