Shqiptarja i zhvat italianit 70 mijë euro pas historisë së dashurisë, ai e "fut në kurth"

Shqiptarja i zhvat italianit 70 mijë euro pas historisë së

Një marrëdhënie jashtë-martesore e lindur në vitin 2014 mes një gruaje dhe një burri, bëri që ai të pendohej për atë që kishte ndodhur duke ndërprerë lidhjen e dashurisë.

Megjithatë, gruaja e ka kërcënuar se do t'i tregojë bashkëshortes duke kërkuar "pagë" mujore në këmbim të heshtjes, shuma që varionin nga 1 mijë deri në 2 mijë euro.

Historia e pasionit shumë shpejt u kthye në makth për burrin, i cili dje vendosi të denonconte rastin pranë stacionit të Policisë së Romës. Pas kësaj, përfundoi në pranga një 48 vjeçare me origjinë shqiptare nën akuzën e grabitje.

Burri, një romak 70 vjeçar vendosi t'i drejtohej policisë pas mesazhit që kishte marrë nga ish-e dashura, e cila i kërkonte të dorëzonte mbi 1.400 euro.

Në padi, 70-vjeçari raportoi se që prej fundit të marrëdhënies së tyre, i kishte paguar gruas një shumë prej rreth 70 mijë eurosh.

Kur viktima u përpoq t'i shpjegonte gruas se nuk ishte më në gjendje të përballonte kërkesat e saj, ajo përsëri kërcënoi t'i tregonte gjithçka bashkëshortes së tij.

Në këtë pikë, policia ngriti një kurth. I moshuari i la takim 48 vjeçares për t'i dorëzuar shumën e kërkuar dhe në moment, ndërhyjnë forcat e rendit duke e arrestuar atë. Gruaja është dërguar në burgun Rebibbia.


EMISIONET