Shqiptari që kishte hyrë në Itali si turist arrestohet duke shitur kokainë

Shqiptari që kishte hyrë në Itali si turist arrestohet duke

Një shtetas shqiptar, i cili kishte udhëtuar drejt Italisë me vizë turistike është arrestuar në Perugia nën akuzën e shitjes së narkotikëve.

Ai u kap në flagrancë në Bastia Umbra, një zonë parkimi. Makina me shqiptarin ndaloi në këtë zonë dhe policia kishte krijuar dyshimin se ishte në pritje të një tjetër personi.

Dhe ashtu ndodhi. Një automjet tjetër iu bashkua menjëherë, shoferi i të cilit pas një kalimi të shpejtë të dorës, u largua me shpejtësi.

Ndërhyrja e mënjëhershme e policisë çoi në arrestimin e shqiptarit, i cili mbante në dorë 70 euro.

Dyshimet e policisë se kishte të bënte me një tregtar droge u konfirmuan pas kontrollit të mjetit  ku gjeti pako kokaine me peshë 1 gram të gatshme për shitje së bashku me 250 euro cash.

Më pas gjatë kontrollit të banesës policia sekuestroi materiale për paketimin e drogës dhe 450 euro të tjera.

EMISIONET