Shqiptari me drogë i ikën policisë greke në kufi

Shqiptari me drogë i ikën policisë greke në kufi

Një 29 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke për trafikim të lëndëve narkotike.

Të riut iu gjetën në mjetin me të cilin po udhëtonte një çantë me  22 kg 540 gram marijuanë e cila ishte ambalazhuar në 20 pako.

Policia u vu ne ndjekje të mjetit pasi drejtuesi nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar në kufirin greko-shqiptar, ne vendin e quajtur Sajadhe, Igumenice.

Drejtuesi ka shtuar shpejtësinë, është ndjekur dhe është arritur të ndalohet në vendin e quajtur Rajo, Igumenicë, pak km larg vendit ku u pikas.

Gjatë kontrollit më pas u gjet dhe sasia e drogës.

EMISIONET