Policia italiane e provincës së Katanias ka vënë nën pranga shqiptarin M.R 35 vjec me akuzën e trafikut të drogës së tipit marijuanë.

Në banesën e 35 vjecarit shqiptar në komunën Tremestieri Etneo, e cila dikur ishte një magazinë,u gjetën rreth 84 kg marijuanë.

Lënda narkotike u gjet e fshehur në një dollap në dhomën e gjumit e konfeksionuar në mbi 30 pako.

Sipas policisë italiane lënda narkotike do të sillte një përfitim prej më shumë se 600 mijë euro.

Në banesë u gjetën dhe instrumente për përgatitjen dhe konfeksionimin e dozave të drogës.

Operacioni i policisë italiane u ekzektua pas një kontrolli ekonomik.financiar në territor.

Ndaj shqiptarit M.R është lëshuar urdhëri i arrestimit me burg e ndodhet në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

/Ora News.tv/