Shqiptari i dëbuar nga Italia rikthehet me identitet të ri

Shqiptari i dëbuar nga Italia rikthehet me identitet të ri

Po bëhen çdo ditë e më të shpeshta rastet e qytetarëve shqiptarë të skeduar apo të dënuar nga autoritet italiane për krime të ndryshme penale, që pasi dëbon nga ky territor, tentojnë të rikthehen në Itali me një identitet të ri.

Rasti i fundit është i një shtetasi shqiptar 44 vjeç i cili më vitin 2015 me urdhër të Prefekturës së Milanos është dëbuar nga territori italian,

Pak ditë më parë ai ka hyrë në Itali me një idnetitet të ri.

Në Shqipëri ka ndryshuar mbiemrin e tij me një mbiemër italian e pasi është pajisur me një dokument të rregull e të vlefshëm identiteti nga autoritet shqiptare, ai ka hyrë përsëri në Itali duke kaluar të gjitha kontrollet doganore.

Pak ditë më vonë reparti operativ i policisë së Peruxhias ka rënë në gjurmët e tij duke i bërë një kontroll të fotosenjalistikës ku është zbardhur identiteti i tij i vërtetë si dhe urdhëri i dëmbimit i vitit 2015 nga territori italian.

Ndaj 44 vjeçarit shqiptar është lëshuar urdhëri i arrestimit me burg për shkelje të rregullave të emigracionit në rast dëbimi, si dhe urdhëri i ri i riatdhesimit drejt Shqipërisë.

EMISIONET