Shqiptari gjysmë i zhveshur tenton ti shpëtojë arrestimit, hidhet nga ballkoni

Shqiptari gjysmë i zhveshur tenton ti shpëtojë arrestimit, hidhet

Mëngjesin e ditës së djeshme (30 gusht 2019) policia italiane e Casertas vuri në pranga një shqiptar.

Mediet e huaja bëjnë me dije se policia hyri në një shtëpi në Casapulla, ku gjurmuan shqiptarin me inciale M.A, 35-vjeç i shpallur në kërkim për krime kundër pronës.

Në momentin e ndërhyrjes së policisë shqiptari ishte nën shoqërinë e një gruaje me kombësi ukrainase. Për t’i shpëtuar arrestimit të policisë shqiptari u munduar ta zbriste gjysmë i zhveshur nga ballkoni i shtëpisë së tij.

Agjentët e pozicionuar jashtë shtëpisë vunë re një person gjysmë të zhveshur, që mbante veshur vetëm një palë pantallona të shkurtra ngjyrë të bardhë. Ai u përpoq të fshihej mes makinave të parkuara në oborr, për të kaluar më pas gardhin që ti shmangej policisë.

Por përpjekja e tij dështoi. Pas arrestimit policët konstatuan se shqiptari ishte dëbuar nga territori fqinj me shoqërim të detyruar në kufi, por më pas ishte kthyer në mënyrë të paligjshme, duke shkelur dispozitat e ligjit të Emigracionit.

Pasi drejtësia italiane lëshoi urdhrin e riatdhesimit shqiptari M.A u kthye me detyrim në kufirin detar të Brindisi dhe e dëbuar përfundimisht nga territori kombëtar.

Foto Ilustruese

EMISIONET