Shqiptari dhe italiani kapen me 142 kg marijuanë

Shqiptari dhe italiani kapen me 142 kg marijuanë

Policia Finaciare italian e Katanias ka vënë në pranga 2 persona 1 shqiptar dhe 1 italian të akuzuar për trafik marijuane.

Në zotërim të tyre fshehur në një banesë si dhe në një automjet janë gjetur rreth 142 kg marijuanë.

Sipas autorieteve italiane droga e sekuestruar do të sillte në treg një përftim shitje me pakicë prej mbi 1 milionë euro.

Shërbimet e inteligjencës ekonomiko-financiare të Katanias kanë individualizuar në komunën Belpasso në provincën e  Katanias një fermë e përdorur si magazinë droge.

Gjatë mbikqyrjes së zonës policia italiane ka indentifikuar gjatë daljes nga ferma një automjet me rimorkio e drejtuar nga shqiptari T.P 31 vjec i cili sapo ka nuhatur patrullën e policisë ka tentuar të largohet me shpejtësi duke përdorur një rrugë sekondare. Gjatë ndjekjes ai është akisdentuar duke u përplasur me murin e një ndërtese.

31-vjeçari shqiptar është ndaluar në zonën Piano Tavolo në komunën Belpasso të Katanias e në automjet janë gjetur 23 kg marijaunë e konfeksionuar në 6 pako.

Më pas gjatë kontrollit në fermë janë gjetur 119 kg të tjera marijuanën e konfeksionuar në 30 thasë plastikë.

Gjithashtu në brendësi të banesës janë sekeustruar një peshore, një makineri për konfeksionimin hermetik të drogës, një sasi e madhe metrash celofan si dhe një armë e dylbi.

Në fermë është arrestuar në flagarancë dhe pronari italian i fermës me incialet S.A.R i datëlindjes 1965.

Me urdhër të Projkurorisë së Katanis dy personat e ndaluar janë vënë në pranga në burgun e Katanias në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

EMISIONET