Shqiptarët vrasin me kazmë bashkombasin për vjedhje drush

Shqiptarët vrasin me kazmë bashkombasin për vjedhje drush

Një 35-vjeçar shqiptar  është vrarë nga dy bashkombas të tij në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në një kamp rom në qytetin Pelasgia.

Viktima u sulmua në kamp nga dy shqiptarë pasi e akuzuan se kishte vjedhur dru.

Mediat greke shkruajnë se 35-vjeçari gjeti vdekjen pasi u rrah keq nga bashkombasit e tij, madje dhe u godit më kazmë në kokë.

Policia ka identifikuar dy të dyshuarit të cilët janë shoqëruar në komisariat dhe pritet të identifikohen nga dëshmitarët për arrestim.

Hetimet për ngjarjen vijojnë.



EMISIONET