Shqiptarët ndjekin RTV Ora, rekord audience në transmetimet live

Shqiptarët vijojnë të zgjedhin RTV Ora në transmetimet live në Facebook e Youtube për të ndjekur live ngjarje të rëndësishme në Shqipëri.

Edhe për protestën e 10-të të opozitës shqiptarët u sinkronizuan përpara ekranit të RTV Ora, por edhe në platformat e tjera digjitale.

Protesta e opozitës u komentua në studion e lajmeve nga gazetarët Beti Njuma, Sonila Meço, Dritan Hila dhe Edlira Gjoni.

Në transmetimet live online RTV Ora ka qenë gjithmonë me shikueshmëri rekord në krahasim me konkurrentët.  Në kanalin e youtube shikueshmëria i kaloi 5000 persona live në moment ndërsa në facebook rreth 1000 persona.

Rekordi i transmetimit ishte dhe falë gazetarëve të RTV Ora të cilët transmetuan live në terren: Everes Dedaj, Fjorela Beleshi, dhe Besar Bajraktaraj. Nuk mund të lihen pa përmendur as ata që punojnë për organizimin dhe mbarëvajtjen e transmetimeve live:  Brahim Shima, Klara Dervishi, stafin e teknikës dhe të transmetimit, dhe stafin e webit www.oranews.tv: Suela Gera, Ygerta Qerreti, Anila Mollaj, Ermir Xama, Altedo Myteveli, Denis Filopati.

Faleminderit shqiptarë që na ndiqni!   

(Shikueshmeria ne Youtube)


(Shikueshmeria ne Facebook)

EMISIONET