Shqiptarët kapen duke vjedhur apartamentet, tallin policët dhe tentojnë arratisjen

Dy shqiptarë janë vënë në pranga nga policia italiane, teksa janë përpjekur të vjedhin dy apartamente, mbrëmjen e djeshme, në Via della Mendola.

Shqiptarët, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur janë 34 dhe 28 vjeç. Sapo vunë re praninë e policisë në zonën ku ishin duke vjedhur, ata u përpoqën të arratiseshin, duke u larguar drejt fshatit aty pranë.

Arratisja e tyre zgjati pak, pasi ndërhynë disa policë të Nova Levante, të veshur civilë.

Ndërsa po largoheshin, shqiptarët ishin parë nga disa qytetarë që tallnin policinë, duke qeshur dhe duke bërtitur në gjuhën italiane, sikurse nuk do të binin kurrë në dorën e policisë.

Mbi ta rëndojnë veprat penale vjedhje e rëndë  dhe posedim i mjeteve të përshtatshme për vjedhje.

Pas kapjes së tyre u vu re se shqiptarët ishin emra të njohur për policinë dhe tani janë transferuar në burgun e Bolzanos.

EMISIONET