Shqiptarët ‘’dashuri pa kushte’’ me BE

Shqiptarët ‘’dashuri pa kushte’’ me BE

Shqiptarët nuk ndalen së dashuri BE-në pavarësisht nga refuzimi i Brukselit për negociatat. 88% e tyre e perceprojnë pozitivisht Bashkimin Europian pasi mendojnë se integrimi në union do të përmirësojë jetën e tyre. 

Por pavarësisht mendimit pozitiv për Brukselin, sipas një studimi të BE-së për prëceptimin që kanë shqiptarët, tregon se qztetarët kanë ulur mbështetjen për qeverinë e tyre. Vetëm 54% prej tyre mendojnë se Shqipëria është gati për t hapur negociatat në mars.

Nga ana tjetër, ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ende nuk ka një datë se kur do të publikohet raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë.

Luigi Soreca: ‘’Është pak herët për të thënë se kur do të publikohet raporti vjetor i KE, por mendoj që në pranverë do të jetë gati, ndoshta pak para samitit të Zagrebit.''

Soreca shpjegoi edhe metodologjinë e re të zgjerimit sipas të cilit procesi i integrimit do të jetë më dinamik, por duke mbartur edhe rrezikun që negociatat edhe mund të pezullohen.

Luigi Soreca: ‘’Ekspertët e shteteve anëtare të unionit do jenë pjesë e të gjitha ekipeve që do vijnë të bëjnë vlerësimin, së bashku me zyrtarët e BE. Shtetet anëtarë do të kenë mundësi që të kthejnë pas procesin e integrimit. BE do të mund të pezullojë madje edhe të ndalojë nëse kjo do të jetë e nevojshme. Procesi do të jetë më dinamik pasi 35 kapituj do të grupohen në 6 të tilla.’’

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është një nga shqetësimet e vendeve skeptike si dhe të qytetarëve shqiptarëve. Ambasadori duke ju referuar ligjit antikçk shprehet se operacioni ndiq paratë është i duhuri, por ofl duhet të udhëhiqet nga oragnet e reja të drejtësisë.

Luigi Soreca: ‘’Bazuar në eksperiencën time mendoj që qasja të ndjekësh paratë është mënyra më e mirë për të luftuar krimin e organizuar. Por, më e rëndësishme është zbatimi i këtij ligji dhe kjo duhet të zbatohet sipas dy kushteve. OFL-ja duhet të udhëhiqet nga SPAK, ndërsa e dyta respektimi i të drejtëva të njereiut për personat që janë nën hetim.’’

BE nënvizoi se do të vijojë të monitorojë opracionin kundër krimit të organizuar.

EMISIONET