Shqiptarët apo francezja? Kush ra në gropë me çantën me 2 mln euro brenda

Kishte futur në çantë 2 milionë euro, ishte ulur në hollin e hotelit gati për të kryer mashtrimin fantastik.

Por nuk ka shkuar si duhet plani i 21 vjeçares franceze që ishte planifikuar të ndodhte të shtunën e kaluar (14 korrik) në hollin e hotel Hilton në rrugën Galvani në Milano.

Ndërsa priste të vinte preja e saj, çanta me 2 milionë euro nga të cilat vetëm 65 mijë ishin të vërteta, vetë ajo është bërë pre e grabitjes nga 4 shqiptarë.

Shqiptarët kanë hyrë në hollin e hotelit dhe pasi kanë marrë çantën janë larguar me një Alfa Romeo 147.

Kanë qenë qytetarët që kanë parë shqiptarët të largohen të armatosur nga hoteli që kanë njoftuar menjëherë policinë. Kjo e fundit është vënë në ndjekje të tyre me makinë.

Ndalimi i Francesk Gjoni, 22 vjeç, Artur Vrapi, 24 vjeç, Fatjon Gjini, 27 vjeç dhe Kristjan Tarja 24 vjeç është bërë pasi shqiptarët janë përplasur me makinë. 

Më pas policia ka zbuluar mashtrimin e 21 vjeçares me origjinë franceze, rezidente në Varesotto. Hetuesit kanë mësuar se gruaja kishte organizuar takimin me 4 shtetas indianë të cilët do i  mashtronte.

Është ende e paqartë fakti se kush ka tradhëtuar vajzën dhe u ka treguar shqiptarëve për vajzën me çantën 2 milionë euroshe.



EMISIONET