Shqipëria u shpall “shtëpi e jetës” nga fondacioni ndërkombëtar Raoul Ëallenberg, për kontributin që ka dhënë në shpëtimin e hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore. Për të përkujtuar viktimat e holokaustit, në lulishten pranë Presidencës u ngrit pllakata e cila u përurua nga Presidenti Ilir Meta. Në fjalën përshëndetëse, Meta theksoi se kjo ngjarje nderon dhe respekton të gjithë shqiptarët

Meta: Në mënyrë të veçantë ky akt nderon ata burra dhe gra shqiptare, që të udhëhequr nga kodi ynë shumëshekullor zakonor i mikpritjes dhe Besës, nën parimin se ‘Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut’, strehuan bujarisht e pa u kursyer, vunë në rrezik jetën e tyre dhe atë të familjeve, duke shpëtuar nga përndjekja dhe shfarosja e sigurt, qindra e mijëra hebrenj gjatë Holokaustit, njërës prej periudhave më të errëta të njerëzimit. 

Presidenti Meta shtoi se apeli i viktimave të holokaustit është kurrë më gjenocide të tilla njerëzore ndaj kujtdo që i përket një feje, etnie apo kombësie të ndryshme.

Ndërsa zëvendëspresidenti i Fondacionit Ndërkombëtar "Raoul Wallenber", Daniel Rainer në fjalën e tij vuri në dukje se në Shqipëri nuk është dëgjuar të ketë pasur as edhe një rast të vetëm denoncimi. Sipas tij heroizmi i popullit shqiptar duhet t’i bëhet me dije gjithë botës

/Ora News.tv/