"Shqipëria pa filtra", BOOM i qëndron pranë shtresave në nevojë

"Shqipëria pa filtra", BOOM i qëndron pranë shtresave

Ndonëse fokusi "BOOM" është kryesisht investigimi, ky fakt nuk e ka zbehur aspak  dëshirën e emisionit të RTV Ora për ti qëndruar pranë shtresave në nevoje.

Gazetaret e BOOM kanë përcjellë problematikat nga çdo qytet dhe fshat i Shqipërisë.

Me anë të rubrikës ‘Shqipëria pa filtra’ jo vetëm janë sensibilizuar njerëzit por janë mbështetur edhe familjet në nevoje. Gjatë gjithë këtij sezoni BOOM i ka kërkuar ndihmë bizneseve, institucioneve dhe çdo shqiptari për të kontribuar në lidhje me rastet e transmetuara.

Dhe sot emisioni falënderon të gjithë ata që i kanë mbështetur dhe që i kanë transformuar jetën shumë  familjeve.

Një falënderim të veçante emisioni BOOM ka për kompaninë e ndërtimit Agikons, e cila ka ndihmuar disa  familje në nevojë.

Fundjava Ndryshe ka qenë një mbështetje e madhe për BOOM duke ofruar shpesh bashkëpunim.

Shtëpi të mobiluara dhe jetë të transformuara, ka qenë rezultati i bashkëpunimit me Fundjavën Ndryshe.

Nuk ka munguar as bashkëpunimi me institucionet, të cilat kanë reaguar pas transmetimit të rasteve nga BOOM.

Emisioni ka një falënderim të veçante për bashkinë e Roskovecit, e cila pas evidentimit të rasteve ka vepruar menjëherë.

Gjatë këtij sezoni BOOM ka realizuar edhe një bashkëpunim me emisionin 'Shqiptarët për Shqiptarët'.

Gjithashtu mirënjohje e  veçante shkon edhe për Shoqatën Humanitare Disapora, me seli ne Prishtine e cila  kontribuoi për  ti dhuruar një jete të re familjes Çepele.

Por ka dhe me dhjetëra raste te individëve dhe te bizneseve që kane kontribuar por nuk kanë dashur të  bëjnë publike ndihmat e tyre.

EMISIONET