Shqipëria “në provim” më 2 mars

Shqipëria “në provim” më 2 mars

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të mësojnë për progresin e shënuar me reformat midis 2 dhe 4 marsit, kur Komisionit Europian pritet të publikojë vlerësimit. Paraprakisht Brukseli zyrtar synon të marrë miratimin e të gjitha vendeve anëtare dhe më tej ta bëjë publik dokumentin. Presidenti francez Macron premtoi votën pro hapjes së negociatave nëse raporti është pozitiv. 

Raporti i ndërmjetëm i progresit për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore pritet të publikohet nga Komisioni Europian midis 2 dhe 4 marsit.

Burime diplomatike në Bruksel thonë se Komisioni synon ta publikojë dokumentin pasi të ketë marrë garancitë e të gjitha vendeve anëtare për miratimin e hapjes së negociatave.

Sipas parashikimit, raporti duhet të miratohet në takimin e Kolegjit të Komisionit të mërkurën e 4 marsit.

Komisioni Europian dëshiron një rezultat pozitiv për negociatat me të dy vendet, prandaj shtojnë burimet, raporti po përgatitet me hollësi e kujdes.

Gjithsesi fjala e fundit për negociatat do të thuhet në takimin e Këshillit për Çështje të Përgjithshme i cili mbahet dy ditë para takimit të Këshillit të BE-së në fund të marsit, pasi vendet anëtare të kenë rënë dakord edhe për metodologjinë e re të zgjerimit.

Optimist për negociatat u shpreh të martën edhe komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Ai shprehu besimin se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mund t'i zbatojnë reformat e kërkuara.

"Jam shumë i inkurajuar pas vizitave të mia në të dy vendet. Ata nuk heqin dorë nga reformat... Ju do ta shihni se do t'i realizojnë ato. Dhe, nëse e bëjnë këtë, duhet të jeni të bindur se negociatat (për anëtarësim) do të hapen", tha Varhelyi.

Presidenti francez, Emanuel Makron deklaroi gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih se nëse e raportet e Komisionit do të jenë pozitivë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ai do të mbështes fillimin e negociatave për anëtarësim.

EMISIONET