Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me lajmin e publikuar një ditë më parë, se Shqipëria është futur sërish në listën gri të pastrimit të parave.

Sipas tij, kjo nuk është një habi, ndaj i fton qytetarët që në 2 mars t'i bashkohen në bulevard për të mbrojtur kushtetutën.

Reagimi i Ilir Metës

Të dashur qytetarë!

Asnjë habi për hapat pas që Shqipëria ka bërë edhe në këtë drejtim.

Ndaj në 2 mars të gjithë në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese, për të rivendosur sistemin e llogaridhënies publike në çdo nivel vendor dhe qendror, në të gjithë vendin.

Shqipëria nuk do të jetë më lavatriçe e pastrimit të parave të organizatës ndërkombëtare.

Bashkë për Kushtetutën!

Bashkë për Shqipërinë!

/Ora News.tv/