Sipas të dhënave të Eurostat, përgjatë vitit 2019, shqiptarët kishin të ardhura për frymë sa 31% e mesatares evropiane, përqindje kjo e pandryshuar krahasuar me vitin 2018.

Sipas ekspertëve niveli i pandryshueshëm tregon se rritja ekonomike në Shqipëri nuk po reflektohet në të ardhura për familjet.

Në raport bëhet e ditur se edhe Bosnjë Hercegovina ka lënë pas vendin tonë, duke shënuar rritje krahasuar me një vit më parë.

Sa I përket konsumit aktual individual, që mat mirëqenien e familjarëve dhe shprehet sipas barazisë së fuqisë blerëse, Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët në Evropë, me 40% të mesatares së Bashkimit Evropian.

Mali I zi konsiderohet si shteti me konsumin më të lartë në rajon, por megjithatë ende në nivelin e 60 për qind të mesatares evropiane

Luksemburgu është shteti me të ardhurat më të larta për frymë dhe konsum në Bashkimin Evropian, ndërsa më i varfri rezulton të jetë Bullgaria.

Studimi është realizuar në 37 vende por në to nuk është përfshirë Kosova.

/Ora News.tv/