Shqipëria mbetet e paprekur nga koronavirusi, 3 raste të testuara dalin negative

Shqipëria mbetet e paprekur nga koronavirusi, 3 raste të testuara

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se mëngjesin e sotëm ka përfunduar testimi i tre rasteve të reja të dyshuara në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, me histori udhëtimi me vendet e prekura nga koronavirusi COVID-19, të cilat kanë rezultuar negative.

Deri në këto momente janë testuar 26 raste për koronavirusin e ri.

Duke ftuar qytetarët dhe mediat ti referohen burimeve zyrtare, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën me dije se do të informojë në vijimësi për situatën në vendin tonë.

Edhe pse pothuajse të gjitha vendet e rajonit janë prekur nga koronavirusi, Shqipëria deri më tani vazhdon të mbetet e paprekur nga epidemia.

Pavarësisht kësaj, masat dhe vigjilenca e autoriteteve mbetet në nivelet maksimale.

Të premten në të gjitha strukturat e parësorit dhe spitalet e vendit nisi shpërndarja e 1.2 milion maskave shtesë, përpos stokut që strukturat shëndetësore kanë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka rialokuar një fond shtesë prej 1 milion dollarë vetëm për shtimin e stokut të mjeteve të mbrojtjes personale në strukturat shëndetësore.

EMISIONET