Për herë të parë Shqipëria do të ketë një ligj për rininë. Zëvendësministri Shpat Kolëgega bëri të ditur se Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë ka ngritur një grup punë për hartimin e projektligjit. Ndër të tjera ligji parashikon rolin vendimmarrës së të rinjve në pushtetin lokal.

Kolëgega: Strukturat lokale do të kenë program dhe buxhet për rininë. Ligji synon të rregullojë edhe aspekte të tjera për të rinjtë për sa i përket punësimit, për sa i përket pjesëmarrjes së të rinjve në vendimmarrjen lokale që për fat të keq sot na mungon.

Brenda këtij viti, Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë synon të përfundojë hartimin e ligjit. Kolgega bëri me dije edhe prioritetet për vitin 2018 si shtimi i qendrave rajonale rinore dhe zhvillimin e Panairit Evropian të Organizatave Rinore.

/Ora News.tv/