Shqipëri-Norvegji, ja cilën përfaqësuese favorizon historia

Shqipëri-Norvegji, ja cilën përfaqësuese favorizon historia

Shqipëria dhe Norvegjia do të luajnë sot në orën 19:00 në "Elbasan Arena" një takim miqësor që do i shërbej të dy teknikëve të shikojnë skuadrat që drejtojnë dhe të konsolidojnë grupin, në prag të Ligës së Kombeve.

Përballja e sotme nuk është e para për këta dy skuadra, pasi ky takim do të jetë i 5-ti në historinë e dy ekipeve.

Duele që janë në një balancë totale, pasi secila nga dy skuadrat ka fituar një takim, ndërsa dy takimet e tjera janë mbyllur në barazim. Interesant është fakti, që përfaqësueses i kanë fituar ndeshjet në transfertë. Barazpeshë sa i përket dhe numrit të golave të realizuar me të dy skuadrat që kanë gjetur 5 herë rrugën e rrjetës përballë tyre.

Pra, takimi i sotëm do të jetë i një rëndësie të veçantë, pasi nëse 90 minutëshi do të luhet jo për pikë, por për prestigj, dhe pse jo për të thyer "mitin" e barazisë midis tyre.

EMISIONET