Shqetësuese/Fëmijët po i çojmë në Itali dhe i braktisim, Shqipëria e Kosova renditen të parët

Shqetësuese/Fëmijët po i çojmë në Itali dhe i

Muajt e parë të vitit 2020 në krahasim me të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë shënojnë një rritje të kërkesave të azilkërkesve në Itali. Gjithashtu vihet re një shtim i numrit të emigrantëve klandestinë që zbarkojnë në brigjet italiane.

Një shqetësim i veçantë janë emigrantët minorenë të pashoqëruar ku ata të mbërritur nga Shqipëria janë më të shumtit në numër.

Sot në ditën Botërore të Refugjatit, autoritetet italiane kanë publikuar të dhënat e fundit mbi numrin e azilkërkuesve e të minorenëve të pashoqëruar të pranishëm në territorin italian.

Viti 2020 ka regjistruar një shtim të numrit të azilkërkuesve në Itali në krahasim me një vit më parë.

Nga 1 janari 2020 e deri më 19 janar 2020 në brigjet italiane kanë zbarkuar 5832 emigrantë klandestinë 2242 që ishte numri i tyre në të njëjtën peroudhë kohore të një viti më parë.

Ndërsa numri i përgjithshëm i kërkesave të azilkërkuesve të prezantuar nga 1 janari 2020 deri më 12 qershor 2020 janë rreth 11 mijë (10 972).

40% e tyre vijnë nga Azia, 37% nga Afrika, 17% nga Amerika e 6% nga Europa.

Prekupuese vazhdon të mbetet numri i lartë i minorenëve të pashoqëruar që ndodhen në territorin italian të shpërndarë në të gjitha rajonet.

Numri i lartë i tyre vazhdon të jenë shqiptarë.

Në të dhënat e përditësuar deri më 30 janar 2020 minorenët shqiptarë të pashoqëruar në Itali renditen në vendin e parë e janë 1521 duke përbërë 29.8% të numrit të përgjithshëm të tyre që janë 5111.

Shumica e tyre janë djem e vetëm 37 vajza, e që në ndarjen sipas gjinisë renditen të dytat pas atyre nga Nigeria që janë 50.

Në reditjen e përgjithshme pas vendit të parë që e zënë emigrantët minorenë të pashoqëruar shqiptarë vijnë ata nga Egjipti që janë 568 e në vend të tretët ata nga Bangaldeshi e që janë 512.

Në vendin e pestë renditen emigrantët minorenë nga Kosova që janë 262 e përbëjën 5.1% të numrit të përgjithshëm të tyre.

Izolimi i vendit nga pandemia ka regjistruar një reduktim të numrit të hyrjes së tyre gjatë muajit prill 2020 ku nuk është shënuar hyrja e asnjë minoreni të pashoqëruar shqiptarë o kosovarë.

Ndryshe ka ndodhur në muajt e parë të 2020.

Në periudhën kohore 1 mars 2020 deri më 31 mars 2020 në territorin italian kanë kërkuar strehim 19 minorenë të pashoqëruar shqiptarë e 17 kosovarë.

Në muajin shkurt kanë kërkaur strehim 61 minorenë të pashoqëruar shqiptarë e 28 kosovarë.

Ndërsa nga 1 janari 2020 deri më 31 janar 2020 kanë kërkuar strehim 96 emigrantë minorenë të pashoqëruar shqiptarë e 49 kosovarë.

E duke analizuar të gjitha të dhënat nga 1 janari 2020 e deri më 30 prill 2020 në Itali kanë kërkuar strehim 176 minorenë të pashoqëruar shqiptarë e 94 kosovarë.

EMISIONET