Shqetësuese, 300 fëmijë të infektuar nga COVID 19 në Itali

Shqetësuese, 300 fëmijë të infektuar nga COVID 19 në

Brenda një jave në Itali janë regjistruar 257 fëmijë të infektuar nga koronavirusi.

Numri i tyre sipas të dhënave zyrtare ka shkuar në 300 nga 43 që ishte një javë më parë.

Lajmin e konfirmoi dhe Presidenti i Organizatës Italiane Pediatrike Alberto Villani, i cili tha se "asnjë nga fëmijët e prekur nga koronavirus nuk është në gjëndje kritike e nuk ka viktima fëmijë.

"E them këtë , tha ai, për të qetësuar prindërit e gjyshërit, që duhet ta dinë se nuk është problem pediatrik. Pediatri duhet informuar, e ai do vendos se ç'duhet bërë. Ajo që themi tani për tani, koronavirus nuk paraqet problem serioz tek shëndeti i fëmijëve."

Gjatë ditës së sotme ka dalë nga spitali i San Giovanni i Bergamos e është shëruar vogëlushi i parë i infektuar nga koronavirus. Ai kishte vetëm 22 ditë jetë kur doli pozitiv nga Covid -19 e pas shtrimit në spitla më datë 3 mars sot vjen lajmi i mirë se është shëruar.

Sipas ekspertëve të Instituit Italian të Shëndetit Publik fëmijët reagojnë mjaft mirë kundër këtij virusi, por dhe kanë një aftësi infektuese më të lartë se persoant e tjerë.

Gjithashtu një studim i kryer nga ekspertët kinezë në Wuhan, 15.8% i një kampioni fëmijësh të infektuar nga koronavirusi nuk shfaqin simptomat e COVID-19.

Në 48.5% të rastve shfaqet simptoma e kollës, në 41,5% temperatura e lartë, në 46.2% dhimbje fyti e në 64% polmonit. Temperatura ishte simpotma më e zakonshme tek fëmijët me koronavirus.

EMISIONET