Shpresë në Itali, ulet numri i viktimave brenda 24 orëve, 525 të vdekur

Për herë të parë që prej datës 19 mars Italia shënon numrin më të ulët të viktimave dhe të infektuarve nga COVID-19.

Brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 525 viktima duke e çuar numrin në total në 15,887.

Ndërkohë që numri total i të infektuarve ka shkuar në 128,948.

Pozitiv ka qenë dhe numri i personave që janë në terapi intensive ku ka pasur ulje gjatë ditëve të fundit.

Momentalisht 3,877 persona ndodhen në terapi intensive.

Gjithashtu edhe rajoni i Lombardisë ka regjistruar ulje në numrin e viktimave me 249 në 24 orët e fundit.

Ndërsa edhe numri i personave të shëruar ka shënuar rritje ku 21,815 persona janë kuruar.

Deri më sot në Itali janë kryer 691,461 tampone.


EMISIONET