Shpëton mrekullisht shoferi, por shihni përplasjen e frikshme të makinës me shtyllën

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme (12 shtator) në Galata, në prefekturën e Chanias, në Kretë.

Mediet greke raportojnë se makina e aksidentuar është futur në një rrugë kundra vajtje dhe ka goditur një shtyllë.

Makina ka pësuar dëme të shumta materiale, ndërsa shoferi ngeci brenda saj për pak minuta, derisa erdhën shërbimet e ambulancës dhe e nxorën jashtë.

I plagosuri u transportua në spitalin e Chanias, por jashtë rrezikut për jetën.

Fat i mirë ishte që në kohën kur u devijua makina, asnjë automjet tjetër nuk ishte në qarkullim.

Policia është duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


EMISIONET