Mjeko Grei Malo, i cili shpëtoi nga rrënojat e tërmetit të riun Klajdi Qato është vlerësuar nga Presidenti Ilir Meta me Titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile”.

Duke e cilësuar si një hero, Presidenti thotë se Grei Malo,i zbriti në terren menjëherë pas goditjes së tërmetit tragjik të 26 nëntorit, duke hyrë nën rrënoja e shpëtuar jetë njerëzish në të gjitha zonat e dëmtuara, dhe spikati me kontributin e tij të veçantë humanitar si anëtar i Qendrës Vullnetare të Emergjencave Civile, për shpëtimin e të riut Klajdi Qato.

"Mirënjohje Grei Malos që dha një shembull të jashtëzakonshëm të sakrificës dhe profesionalizmit, duke na bërë krenarë dhe gëzuar respektin e të gjithë shqiptarëve! Mirënjohje të gjithë anëtarëve të Qendrës Vullnetare të Emergjencave Civile", shkruan Meta në Facebook.

/Ora News.tv/