Shpërthyes në krah, zbulimi i sezonit "çmend" skautët kryeqytetas dhe ata kroat

Shpejtësia është arma e tij më e fortë.

Statistikat flasin në favor të tij, teksa interesi sa vjen e rritet. Bëhet fjalë për 18 vjeçarin, Albion Marku, zbulim i trajnerit të talentuar, Elvis Lleshaj. Edhe pse në një moshë fare të re, Marku po mahnit skautët shqiptarë dhe jo vetëm. Kurorëzimi si kampion i Kategorisë Superiore U-19 me Shkëndijën e Tiranës ishte vetëm një pjesë e "tortës" së suksesit të tij.

Zgjedhja si "Futbollisti i Vitit" në elitën e futbollit të të rinjve ka rritur pikët e talentit mirditor në sytë e Europës. Shumë skuadra kanë nisur të mbajnë shënime për një talent të prespektivës. 15 golat e 26 asistet e tij kanë futur në garë klubet më të mëdha Europiane.

Lokomotiva e Zagrebit duket ajo më e interesuara. Skuadra kroate ka shtrirë tentakulat drejt Markut. Megjithatë, bindja e tij nuk do të jetë aspak e lehtë. Pasi skuadra si Partizani e Tirana nuk dëshirojnë ta lejojnë Markun që të largohet kaq shpejt nga Shqipëria.

Marku është pjesë edhe e kombëtares shqiptare të 20 vjeçarëve dhe veshja e fanellës së rëndë shihet si trampolina e duhur që Marku të "kap" një skuadër impresionuese.









EMISIONET