Shpërthimi kimik në Kinë, numri i vdekjeve rritet në 47

Shpërthimi kimik në Kinë, numri i vdekjeve rritet në 47

Numri i të vdekurve në një shpërthim të madh në një fabrikë kimike në Kinën Lindore është rritur në 47, dhe 90 të plagosur rëndë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua.

Shpërthimi i fuqishëm u pasua nga një zjarr në fabrikën që prodhon pleh.

Administrata e tërmeteve të Kinës raportoi për një dridhje të tokës, të barabartë me 2.2 magnitudë në kohën e shpërthimit.

Numri i të vdekurve e bën atë një nga aksidentet më të rënda industriale në vend gjatë viteve të fundit.

Shpërthimi ndodhi të enjten rreth orës 14:50 me orën lookale,  në një fabrikë në Yancheng, e drejtuar nga Tianjiayi Chemical.

Sipas Xinhua, një total prej 640 personash u dërguan në spital. Shumë prej tyre ishin në gjendje kritike dhe dhjetra kishin lëndime të rënda, njofton agjencia.

Imazhet e kësaj faqeje treguan shpërthimin, njerëz të lënduar dhe dëmtim të ndërtesave.

Shpërthimi ishte aq i fuqishëm, saqë rrëzuan ndërtesat e fabrikës disa distanca, duke zënë poshtë punëtorët, sipas mediave lokale.

Stafi në Fabrikën Kimike Henglida, 3 km larg nga shpërthimi, tha se çatia e  saj u shemb ndërsa ata ikën, dhe dritaret dhe dyert kërcyen jashtë.

Zjarri u vu nën kontroll rreth orës 03:00 të orës lokale të premten, tha televizioni shtetëror.

Një grua, e cila dha mbiemrin e saj si Xiang, tha se ajo kishte qenë e shqetësuar për nivelin e sigurisë dhe ndotjes në fabrikë për njëfarë kohe.

"Ne e dinim se do të hidhej në erë një ditë," tha për AFP.

Reuters citoi zyrtarët lokalë të thoshin se nuk kishte zbuluar anomali në vend përpara shpërthimit, por se provinca do të kryente inspektime emergjente të prodhuesve dhe magazinave të tjera kimike.

EMISIONET