Shpërthim në një park industrial në Kinë, 19 të vdekur

Shpërthim në një park industrial në Kinë, 19 të

Një shpërthim në një park industrial në provincën e Sichuan të Kinës ka lënë 19 të vdekur dhe 12 të tjerë të plagosur.

Autoritetet në qarkun Jiangan thanë se shpërthimi ndodhi në një fabrikë kimike e drejtuar nga Yibin Hengda Technology.

Fotot në mediat sociale kineze tregojnë një zjarr të madh dhe tym që po ngriheshin nga objekti.

Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin, raporton BBC.

Ata që u plagosën në shpërthim janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Autoritetet kanë nisur një hetim.

Zjarri shpërtheu mbrëmjen e së enjtes dhe u shua të premten në mëngjes.

EMISIONET