Shpërthim me eksploziv në një lokal në Durrës

Shpërthim me eksploziv në një lokal në Durrës

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 në  një lokal në pronësi të shtetasit me iniciale M.S. në zonën e plazhit. 

Lënda plasëse ishte vendosur në murin e jashtëm të lokalit.

Fatmirësisht nuk ka pasoja në njerëz por vetëm dëme materiale.

"Më datë 29.01.2020, rreth orës 21:00, në lagjen Nr 13, Plazh, në murin e jashtëm të një lokali,në pronësi të shtetasit M.S, i cili ishte i mbyllur, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar si lëndë plasëse, për pasojë ka vetëm dëme materiale" - njoftojnë uniformat blu.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe kapjen e autorëve.

EMISIONET