"Shpërthen" ylli i Bayern Munich: Futbollistët e Realit janë minj!
Eliminimi nga Champions League duket se ka ndikuar keq tek mesfushori i Bayern Munich Arturo Vidal që pas ndeshjes ka shpërthyer me fyerje ndaj Real Madridit dhe gjyqtarit të takimit.
Vidal, i cili mungoi në këtë takim për shkak të një dëmtimi nuk është pajtuar me vendimet dhe nervozizmin e ka shprehur në rrjetet sociale.
Mesfushori kilian postoi një fotografi të ekipit të Realit dhe e komentoi me fjalën: “Minj”.
Kampionët e sapo shpallur të Bundesligës morën një barazim 2-2 në ndeshjen e dytë, por nuk i mjaftoi për të kaluar në finale, pasi madrilenët kishin fituar me shifrat 2-1 ndeshjen e parë.
Gjatë sfidës së djeshme, bavarezët pretendojnë se gjyqtari duhej të akordonte dy penalti në favorin e tyre, një gjë që për fatin e tyre të keq nuk ndodhi.