Shpërthen pedagogu Mehmeti: E kam dërguar fëmijën jashtë, për t'i shpëtuar mizerjes këtu

Pedagogu Ndriçim Mehmeti i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, u shpreh se ka dërguar fëmijët e tij jashtë vendit për shkak të gjendjes në të cilën ndodhet vendi.  

Pjesë nga biseda: 

Mehmeti: Ne jemi vend i vogël dhe i pa lumtur. Ka shtete që janë akoma më të vegjël se ne po janë të lumtur që kanë ditur të krijojnë sisteme politike të qëndrueshme që nuk lëkunden nga humori im apo i dikujt tjetër. 

Kanë vendosur baza solide. Dy herë në vit e përqafoj fëmijën. Nuk e kam këtu sepse e kam dërguar jashtë që t'i shpëtojë mizerjes. 

Ke 60 ditë që nuk bëhet mësim. Ja atë mendoj. Ke dhjetëra shkolla të shkatërruara që nuk vejnë dot nxënësit. Ke dhjetëra rrugë të shkatërruara. Ke fëmijë që kalojnë prindërit. Ke prind që humbi jetën për të marrë bukën e fëmijëve. 


EMISIONET