Shpërthen mbrojtësi durrsak: Tek Teuta nuk i kanë patur sytë në vend

Shpërthen mbrojtësi durrsak: Tek Teuta nuk i kanë patur sytë

Futbollisti Jurgen Goxha po shkëlqen në këtë start sezoni me ekipin e Bylisit, duke u kthyer në një mur sëbashku me Ditmar Bicajn në zemër të mbrojtjes.

I pyetur në emisionin “Ora Sport” nëse ishte e vështirë për të të luante kundër Teutës, ai nuk u shfaq emocional ndërsa nuk i kurse kritikat për drejtuesit dhe trajnerët që nuk i kanë dhënë një mundësi të jetë pjesë e ekipit.

“Ekipet që marrim barazim në Ballsh duhet të kënaqen. Teuta ka lojtarë cilësor si Kallaku apo Arapi, por ne i kemi të qartë objektivat dhe sot meritonim fitoren.  Tek Teuta nuk i kanë patur sytë në vend. Nuk më kanë parë, unë aty kam qenë gjithë jetën. Kam luajtur me të rinjtë e Shkollës Sportive “Benardina Qerraxhia”, në Durrës, por nuk më morën në ekip sepse isha lojtar i shkollës. Është për të ardhur keq. Të gjithë në klub më kanë nënvlerësuar, por unë jam ku jam”.

EMISIONET