Shpërthen kritiku italian: Kultura është jetike ashtu si shëndeti

Shpërthen kritiku italian: Kultura është jetike ashtu si

Vittorio Sgarbi, kritiku i njohur italian i artit, dhe njëherësh deputet në Parlament, ka reaguar fort në mbrojtje të kulturës në kohën e koronavirusit.

Gjatë mbledhjes së Komisionit Parlamentar të Kulturës, mbajtur një ditë më parë ai deklaroj se "Kultura, është jetike ashtu si shëndeti."

Duke iu referuar vendimit të qeverisë për hapjen e librarive dhe kartolerive ai thotë se është e kotë të hapen libraritë e bibliotekat teksa nuk i kushtohet vëmëndje hapjes së kulturës. 

''Dëshmitë e kulturës italiane, ekspozitat, spektaklet , nuk duhet të lihen të hapen të fundit", tha ai.

Për kritikun italian Ministri i Kulturës Franceschini duhet t'i dëgjohet zëri më fort në vendimet e qeverisë për masat apo bllokimin e aktivitetit në vend. "Kultura është pjesë e jetës tonë" ka deklaruar Sgarbi e nuk mund të imagjinohet se ekspozita si ajo me kryeveprat e Raffaellos në Romë që ka kushtuar 4 milionë euro, apo ekspozita e Casanovës që po vdesin pa i vizituar askush."

Deputeti italian është i mendimit se ashtu siç shkohet në supermarkete për të blerë patate dhe pije, me maska e doreza, ashtu mund dhe të vizitohet një ekspozitë në grupe nga 10 persona , çdo 10 minuta dhe me respektimin e masave të sigurisë.

"Nuk duhet të jemi të terrorizuar nga kultura, të nënshtrohemi nga frika e as skllav të një komiteti shkencor që ka ide kontradiktore. Duhet të kthehemi në normalitet e të mendojmë se ky lloj gripi qe vdekjepururës dhe pse komiteti shkencor nuk dha përgjigje e prova, nuk dha të dhëna të saktë se pse ky virus dominoi në jetën tonë'', tha Sgarbi.

EMISIONET